Trajneri portugez, Jose Mourinho foli për herë të parë pas vendimit për të marrë Romën nga sezoni tjetër. Eksperti i trofeve do të drejtojë “ujkonjën” nga vera dhe ai nënshkroi një kontratë trevjeçare.
“Faleminderit familjes Fredkin që më zgjodhën mua për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe për të qenë pjesë e vizionit të tyre. Pas takimeve me pronarin dhe Tiago Pinto, unë menjëherë kuptova shkallën e plotë të ambicieve të tyre. Ambicia dhe përpjekja gjithmonë më kanë motivuar. Së bashku ne duam të ndërtojmë një projekt fitues gjatë viteve të ardhshme”, deklaroi Mourinho.
Tekniku portugez është duke pritur fillimin e sezonit të ri.
“Pasioni i pabesueshëm i tifozëve më bindi të pranoja punën. Mezi pres të filloj sezoni tjetër. Në ndërkohë, unë i uroj Paulo Fonseca të gjitha të mirat dhe shpresoj që media të respektojë faktin që unë fitova, nuk do të them më shumë deri në një njoftim tjetër”, tha Mourinho.
Herën e fundit që punoi në Itali, Mourinho fitoi kurorën e trefishtë me Interin.