UBT News

​Momenti kur plasin grushtet ndërmjet lojtarëve të Galatasarayt

Qendërmbrojtësi i Galatasarayt, Marcao u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë shokun e tij të skuadrës Kerem Akturkoglu gjatë ndeshjes së tyre të parë të sezonit të hënën në mbrëmje kundër Giresunsport.

Marcao duket se u provokua nga Akturkoglu sapo Galatasaray shënoi golin e dytë të ndeshjes. Në reagim ndaj kësaj, Marcao shkoi në mënyrë agresive drejt shokut të tij të skuadrës dhe filloi ta gjuante me grushte derisa lojtarët tjerë reaguan për të shmangur përplasjen e më tutjeshme.

Akturkoglu nuk reagoi në mënyrë agresive ndaj shokut të tij, që do të thotë se ishte vetëm qendërmbrojtësi brazilian që u ndëshkua pasi gjyqtari pati mundësinë të konsultohej me zyrtarët e VAR.

Marcao është vlerësuar shumë brenda skuadrës së Galatasaray dhe konsiderohet të jetë një nga lojtarët e tyre më me ndikim, megjithatë e ardhmja e tij në Turqi aktualisht është në dyshim pas episodit të mbrëmshëm.

Për fat të mirë të Marcaos, ngjarja nuk ndikoi në rezultatin e lojës pasi Galatasaray e fitoi ndeshjen 2-0 falë golave të realizuara nga Mbaye Diagne dhe Alexandru Cicaldau.

Marcao Kerem Aktürkoğlu arasında büyük KAVGA !! | Galatasaray-Giresunpor Maç özeti | Kavga pozisyonu

Exit mobile version