UBT News

​Ministri Murati udhëheq Takimin e Konstituencës në Bankën Botërore

Në kuadër të Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po mbahen gjatë kësaj jave në Washington, ministri Hekuran Murati ka udhëhequr Takimin e Konstituencës, ku bën pjesë edhe Kosova, njofton zyra e komunikimit publik e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe Kosovës. Me këtë rast, bëhet e ditur se Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës, Hayrettin, ka prezantuar të arriturat kryesore të Grupit të Bankës Botërore dhe të Konstituencës përkatëse.

“Në kuadër të Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, Ministri Murati ka udhëhequr Takimin e Konstituencës, ku bën pjesë edhe Kosova. Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore, mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave të Austrisë, Belgjikës, Turqisë, Bjellorusisë, Çekisë, Luksemburgut, Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe Kosovës. Me këtë rast, Drejtori Ekzekutiv i Konstituencës z. Hayrettin, ka prezantuar të arriturat kryesore të Grupit të Bankës Botërore dhe të Konstituencës përkatëse. Në këtë takim përfaqësuesit gjithashtu u dakorduan lidhur me qëndrimin e përbashkët mbi financimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore, si dhe krizën energjetike e ushqimore. Ministri Murati gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, shprehu edhe interesin e Kosovës që të jetë nikoçire e takimit të radhës së Konstituencës, propozim i cili u mirëprit nga anëtarët e Konstituencës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version