UBT News

​Ministri Çeku tregon se çfarë po ndodhë me punimet në stadiumin “Adem Jashari” dhe atë të Gjilanit

Punimet në stadiumin e futbollit “Adem Jashari” në Mitrovicë vazhdojnë të jenë shumë larg përfundimit pasi intensiteti punës nga kompanitë përgjegjëse është shumë i ngadalësuar.

Në lidhje më këtë çështje ka folur edhe Ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se kanë hasur në disa pengesa ligjore që po e pengojnë vazhdimin e punimeve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe se dinamika e zhvillimit të punimeve nuk është aspak e kënaqshme.

“Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë kemi hasur në një pengesë ligjore, një çështje pronësore e cila na është prezantuar me vonesë dhe po trajtohet ai ngërç ligjor të cilin duhet patjetër ta tejkalomë për të vazhduar më tutje punime , ndërsa dinamika e punimeve për ne nuk është e kënaqshme. Ne po bëjmë gjithçka që të sigurohemi që ai stadium të përfundojë sa më parë”, ka thënë Çeku.

Madje, i pari i MKRS-së ka shtuar se probleme të ngjajshme kanë edhe në stadiume të tjera si ai i Gjilanit dhe disa projekte të tjera insfrastrukturore dhe se në këtë ka ndikuar shumë edhe rritja e çmimeve të materialit ndërtimor në Kosovës, si pasojë e së cilës disa operatorë ekonomik po refuzojnë t’i vazhdojnë punime

“Mirëpo jo vetëm stadiumi i Mitrovicës, edhe stadiume të tjera edhe disa raste të infrastrukturës sportive në Kosovë i kemi trashëguar me probleme shumë të mëdha dhe mbi këtë tani rëndon edhe fakti që shumë operatorë ekonomik refuzojnë t’i vazhdojnë punimet për shkak të shtrenjtimit të çmimit të materialit ndërtimor në vendin tonë. Pra, janë edhe çështje procedurale, ligjore të cilat nuk janë trajtuar me kohë, tani duhet t’i zgjidhim të gjitha një nga një, por edhe kjo çështja e shtrenjtimit të materialit që po e bënë të pa mundur. Por, stadiumin e Gjilanit dhe stadiumin e Mitrovicës si investime kapitale me rëndësi shumë të madhe i kemi vënë në prioritet dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur, mirëpo pengesat ligjore dhe procedurale nuk mund t’i tejkalojmë edhe aq lehtë”, ka thënë në fund Çeku.

Exit mobile version