UBT News

​Milenkoviq mund të kalojë tek Manchester United

Mbrojtësi i Fiorentinas Nikola Milenkoviq thuhet se është i hapur rreth mundësisë së transferimit tek Manchester United, raporton “Corriere dello Sport”.

22 vjeçari nga Serbia spekulohet se është nën radarin e skautës së “Djajve të Kuq”, ku këta të fundit dëshirojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes.

Milenkoviq kaloi nga Partizani tek skuadra italiane në verën e vitit 2017, dhe këtë sezon ka bërë 21 paraqitje në Serie A, duke regjistruar dy gola dhe një asistim për Fiorentinan.

Mbrojtësi serb mund të operojë në dy pozita të mbrojtjes, në atë të qendrës, dhe si mbrojtës i krahut të djathtë, dhe vlera e kartonit të tij mund të shkojë deri në 30 milionë euro.

Exit mobile version