Interi është skuadra që po e udhëheq luftën për titullin kampion në këtë edicion të Serie A dhe momentalisht është katër pikë përpara Milanit dhe Napolit në vendin e parë si dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Bolonjës e cila nuk u zhvilluar për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 që i kishte kjo skuadër.
Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko është njëra nga pikat më të rëndësishme të skuadrës së Simone Inzaghit në këtë rrugë. Ai erdhi për ta zëvendësuar Romelu Lukakun dhe deri më tani e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola vendimtar.
Duke folur për rivalët e Interit në luftën për titull, Dzeko ka thënë se fitoret në ndeshje me skuadrat më të vogla janë ato që bëjnë diferencën në luftën poër titull. Sipas tij, në fillim të sezonit flitet për Napolin dhe Milanin si kandidatët kryesorë, por tani gjërat kanë ndryshuar.
“Ne jemi të parët dhe duam të qëndrojmë atje deri në fund. Në fillim të sezonit ishte Milani dhe Napoli, nuk flitej shumë për Interin. Nëse humb në sfidat e vogla, peshon më shumë. Nëse fiton derbin je një hap para, por pikët e kampionatit i shënon në ndeshjet me të vogla që duhet t’i bësh vetë”, ka thënë reprezentuesi nga Bosnja.