UBT News

​Milan-Inter, finalja e Superkupës vjen me një risi të madhe

Me rastin e finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit , e planifikuar për 18 janar në Arabinë Saudite, Serie A prezanton për herë të parë sistemin gjysëm sutomatik të pozitës jashtë loje (SAOT), një sistem i përdorur tashmë nga FIFA me rastin e Kupës së Botës në Katar.

“Është një ditë e rëndësishme, ne ishim liga e parë në botë që kishim teknologjinë e vijës së portës, e para që kishim VAR dhe tani e para që do të kemi offside gjysmë automatike”, tha shefi i Lega Serie A, Luigi De Siervo .

“Është një mjet që na lejon të punojmë në mënyrë të përsosur, ne kemi bërë shumë stërvitje për të mbërritur të përgatitur për raundin e dytë. Superkupa do të jetë një test shumë i rëndësishëm”, theksoi shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi.

“Është një mjet që na lejon të bëjmë më pak gabime dhe të shkurtojmë kohët e vendimeve, por nevojiten trajnime të nivelit të lartë. Megjithatë, edhe me ardhjen e gjysmë-automatizmit, aspekti njerëzor në vendime mbetet thelbësor”, shtoi ai.

Pas Superkupës do të jetë radha e Serisë A, duke nisur nga dita e parë e turit të dytë, të planifikuar për fundjavën e 27 janarit.

Exit mobile version