Si duket Fikayo Tomori do të vazhdojë qëndrimin tek Milan, pas një starti fantastik këtë sezon, që nga transferimi i tij nga Chelsea, raporton gazetari i njohur Gianluca DiMarzio.
Mbrojtësi anglez kaloi nga “Stamford Bridge” tek “San Siro”, lëvizje kjo që u aprovua nga ish trajneri i “Bluve”, Frank Lampard.
Kjo do të thotë që trajneri aktual i Chelsea-t Thomas Tuchel nuk ka mundur që ta monitorojë nga afër zhvillimin e Tomorit, kështu duke e lënë të hapur mundësinë që Tomori të transferohet në mënyrë permanente tek Milani.