UBT News

​Messi: Të luash së bashku me Neymar dhe Mbappen është çmenduri

Lionel Messi ka folur para mediave për herë të parë si lojtar i PSG-së, ku ka deklaruar fillimisht se largimi nga Barcelona nuk ishte aspak i lehtë për atë.

“Largimi nga Barcelona ishte kaq i vështirë. Por jam shumë i lumtur që u bashkova me Paris Saint-Germain, klub ambicioz me një skuadër të lartë. Ata kanë qenë kaq të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, tha Messi.

Ai më tutje foli edhe për kohën kur do të debutojë me fanellën e klubit të ri, por nuk dha një datë të caktuar.

“Nuk e di kur do të debutoj. Unë nuk jam stërvitur për më shumë se një muaj. Dje u takova me Pochettinon dhe stafin e trajnerit. Më duhet të bëj një parasezon dhe të jem mirë. Dua të luaj sa më shpejt është e mundur, por nuk mund t’ju them një datë”, deklaroi ai.

Ndërsa mundësinë për të luajtur së bashku me Neymar dhe Mbappen në të njëjtin klub Messi e quajtur “çmenduri”.

“Të luash me Neymar dhe Mbappé është çmenduri. Janë bërë nënshkrime spektakolare. Jam shumë i emocionuar që të filloj stërvitjet dhe lojërat. Do ta bëj me më të mirën dhe kjo është gjithmonë e bukur”, shtoi ai.

Exit mobile version