UBT News

​Messi stërvitet i vetmuar në PSG

E ardhmja e Lionel Messit që nga 1 korriku është ende e panjohur. Por e tashmja e tij ka një siguri, argjentinasi u stërvit këtë të hënë në ambientet sportive të Paris Saint Germain.

Pas vendimit të diskutueshëm të argjentinasit për të udhëtuar në Arabi për një angazhim komercial të planifikuar më parë, Paris Saint Germain vendosi ta sanksionojë atë me dy javë mos-lojë apo stërvitje. Ky sanksion bëri që argjentinasi të regjistronte një video në të cilën kërkonte falje publike.

Për shkak të këtij sanksioni, të dielën, Messi nuk ishte pjesë e lojës në fitoren 3 me 1 të skuadrës së tij ndaj Troyes. Dënimit i kishte mbetur edhe një javë, por këtë të hënë, Leo u rishfaq në qendrën sportive “Camp des Loges” dhe zyrtari i llogarisë së klubit ngarkoi foto në lidhje me të. Natyrisht, 10-shi u stërvit vetëm pasi këtë të hënë skuadra kishte ditë pushimi.

Shtypi francez, i befasuar nga rikthimi i hershëm i Messit në stërvitje, po spekulon për përfundimin e dënimit dhe mundësinë që Leo të konsiderohet sërish nga Galtier për ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Ajaccios. 

Exit mobile version