Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Do të jenë tri runde dhe katër skuadra do të kalojnë në grupet e kësaj gare. Ndeshjet zhvillohen mes 27 dhe 30 shtatorit.
Kampionia e shumëfishtë e Kosovës, Sigal Prishtina që ka arritur mes 16 skuadrave më të mira të kësaj gare më parë u kualifikua direkt në gjysmëfinale, ku e pret fituesin e ndeshjes BC Kalev Cramo dhe Cedevita Junior.
Ndërkohë, nënkampionia e Kosovës, Trepça do të përballet me skuadrën gjermane BG Gottingen. Nëse mitrovicasit kalojnë tutje do të përballen me Sportingun e Lisbonës.