UBT News

​Memli Krasniqi vazhdon vizitën në Bruksel me takime të shumta

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishin një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Më pas, në takime të ndara, kryetari Krasniqi takoi edhe Felix Mittermayer nga partia austriake NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmojë aspiratën e Kosovës për integrim”, ka shtuar ai.

Exit mobile version