UBT News

​Më shumë se gjysma e botës vuan nga ky çrregullim

Nëse vuani rregullisht nga dhimbje koke e rastit, presione në kokën tuaj ose simptoma të ashpra të migrenës, si marramendje, presion dhe të vjella, sigurisht që nuk jeni vetëm.

Në fakt, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, dhimbjet e kokës marrin përsipër rolin e çrregullimit më të përhapur të sistemit nervor.

Sipas sondazhit të ri të botuar në “Journal of Headache and Pain”, rreth 52 për qind e popullsisë së botës vuan nga dhimbje koke e tmerrshme dhe migrene. Hulumtimi u krye nga Universiteti Norvegjez i Shkencave dhe Teknologjisë dhe Spitalit St. Olavs në Trondheim.

Shkencëtarët analizuan studimet që u kryen në periudhën nga 1961 deri në vitin 2020. Detyra e tyre ishte të krahasojnë, kuptojnë dhe azhurnojnë kushtet më të zakonshme, nga të cilat individët vuajnë globalisht.

Shumica e personave të testuar ishin në grup-moshën nga 20 deri në 65-vjeç, dhe disa prej tyre ishin më të vjetër se 65-vjeç, ndërsa kishte fëmijë për 5-vjeç.

Sipas studimit, 52 për qind ishin dhimbje koke të zakonshme, 14 për qind migrenë, 26 për qind dhimbja e kokës së llojit të tensionit (TTH), dhe 4.6 për qind dhimbje koke që zgjatën 15 ditë ose më gjatë, me përsëritje çdo muaj. 15.8 për qind e njerëzve në mbarë botën kishin një dhimbje koke çdo ditë. Kohëzgjatja ndryshonte me individë dhe sipas vendndodhjeve gjeografike.

Autorja e studimit, Larsa Jacob Stovnar, zbuloi se prevalenca e një çrregullimit të dhimbjes së kokës është akoma e lartë në të gjithë botën.

“Ne duhet të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë barrë për parandalimin dhe trajtimin më të mirë. Ky studim na ndihmon të kuptojmë se si të përmirësojmë metodat tona”, tha ajo.

Exit mobile version