UBT News

​Me gjashtë medalje të fituara, Kosova përfundon garat në Lojërat Mesdhetare

Kosova i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Ora të Algjerisë. Ishte notari Alush Telaku ai i cili ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.

Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.

Exit mobile version