UBT News

​Mbyllet sot afati kalimtar veror

Kjo verë sa i përket transferimeve në botën e futbollit ka qenë padyshim më interesantja në histori.

Deri tani kemi pasur disa transferime që nuk i kemi pritur, ku në mesin e tyre kanë qenë edhe dy më të mirët e futbollit aktiv, portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Lionel Messi.

Fillimisht ishte Lionel Messi ai që ndërroi ambient, duke u larguar nga gjiganti katalunas Barcelona dhe duke iu bashkuar francezëve të Paris Saint-Germain me parametra zero.

Ndërkaq, Cristiano Ronaldo kërkoi të largohet menjëherë nga Juventusi, duke bërë një rikthim sensacional tek ish-klubi i tij Manchester United për një shumë afro 20 milionë euro plus bonuset.

Klubet do të kenë afat deri në ora 00:00 të përfundojnë marrëveshjet me klubet e tjera dhe lojtarët, ku nëse nuk arrijnë deri në atë orë, sipas rregullave do t’i kenë edhe dy orë të tjera pas afatit kalimtar të rregullt.

Më poshtë i gjeni disa nga transferimet më interesante që kanë ndodhur deri tani në botën e futbollit:

Lionel Messi – nga Barcelona tek Paris Saint-Germain

Cristiano Ronaldo – nga Juventusi tek Manchester United

Georginio Wijnaldum – nga Liverpooli tek Paris Saint Germain

Gigi Donnarumma – nga Milani tek Paris Saint-Germain

Achraf Hakimi – nga Interi tek Paris Saint-Germain

Romelu Lukaku – nga Interi tek Manchester United

Raphael Varane – nga Real Madridi tek Manchester United

Jadon Sancho – nga Borussia Dortmundi tek Manchester United

David Alaba – nga Bayern Munich tek Real Madridi 

Exit mobile version