Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese ndërmjet Gjilanit dhe skuadrës letoneze, Liepaja.
Kjo sfidë është e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45 minutave të para, skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë (0-0), rezultat ky që nëse do të mbetej i pandryshuar deri në fund, do ta dërgonte skuadrën e trajnerit Zekirija Ramadani në fazën tjetër të kësaj gare.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri”, Gjilani fitoi me rezultat minimal 1-0.