UBT News

​Mbyllet aventura evropiane për Llapin

Llapi i ka dhënë fund mbrëmë aventurës në Ligën e Konferencës pas është eliminuar nga skuadra malazeze, Buduçnost, me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas dy ndeshjeve.

Pasi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, fituesit e Kupës së Kosovës u ndalën me barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar të enjten në “Fadil Vokrri” para rreth tetë mijë tifozëve.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 23′ me mesfushorin Gjukanoviç i cili i dha epërsinë Buduçnostit pas një depërtimi me lehtësi brenda zonës.

Gjithsesi për rikthimin e baraspeshës në rezultat u përkujdes braziliani Firmino i cili shënoi për Llapin në minutën e 44′ nga penalltia.

Llapi provoi të kthehej në lojë duke shënuar golin e barazimit 2-2 me anë të Kurtaj në minutën e 71-të, por kjo ishte e gjitha që ata ia dolën të bënin në këtë ndeshje.

Ballkani dhe Drita do të jenë dy skuadrat që do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në raundin e dytë eliminator të kësaj gare.

Exit mobile version