UBT News

​Mbi 1 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 676 raste aktive me COVID-19. Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) u raportua për një vdekje dhe 30 raste të reja pozitive me koronavirus.

Megjithëkëtë institucionet shëndetësore por edhe shtetërore po bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID-19. Me ç’rast deri më tani janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë që në fuqi janë masat antiCOVID-19, kjo përshkak që në javën e fundit të muajit gusht është rritur numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive me COVID-19.

Për të cilat masa të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati një takimin virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë (MSh), Dafina Gexha dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi.

Në këtë takim AKK ka kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme.

Exit mobile version