Lidhja e Kylian Mbappes me Real Madridin vazhdon të jetë e gjallë derisa e ardhmja e lojtarit në Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet shumë e pa sigurt.
Në verën e këtij viti, Mbappe kërkoi nga klubi i tij që të lirohej për t’u bashkuar me Real Madridin, por në fund ky operacion dështoi për shkak se klubi francez i refuzoi të gjitha ofertat e gjigantit spanjoll.
Duke e ditur qëndrimin dhe dëshirën e lojtarit që ta vesh fanellën e Realit, klubi spanjoll, siç raporton “Mundo Deportivo”, ka vendosur që të mos bëjë oferta për numrin 10-të të PSG-së.
“Los Blancos” do të jenë të duruar dhe do të presin që ta transferojnë Mbappen si lojtar të lirë në verën e vitit 2022 kur edhe përfundon kontrata aktuale e tij me PSG-në.