Ylli Kylian Mbappe nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, ku ajo aktuale do të skadojë në fund të sezonit 2021/22, raporton “L’Equipe”.
Spekulohet se ai i ka informuar krerët e klubit të PSG rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga “Parc des Princes”.
Por, ylli 22-vjeçar nuk pritet që të largohet këtë verë nga Parisi, pasi dëshiron ta respektojë kontratën e tij aktuale, duke qëndruar edhe një vit te klubi parisien, dhe më pas do të largohet si lojtar i lirë.
Dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për Mbappe janë Liverpooli dhe Real Madridi, ku ky i fundit ka treguar që këtë verë është larguar nga gara për shërbimet e yllit të PSG, për shkak të problemeve financiare.