Ideja e një shkëmbimi mes Correas dhe Depay u zbeh shpejt, Drejtori gjeneral i zikaltërve Giuseppe Marotta gjithashtu mohoi kategorikisht zërat rreth emrave të Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie.
“Nuk ka asgjë fare ”, ishin fjalët e shkurtra, por të qarta të Marottas për “Mundo Deportivo” në lidhje me dy shkëmbimet e mundshme. Ideja erdhi nga Spanja duke qenë se mesfushori i Bregut të Fildishtë është në thelb jashtë planeve të Xavit, i cili në vend të kësaj e sheh kroatin si një element shumë më të futur në mekanizmat e Barçës.
Megjithatë, burimet e mediave spanjolle këmbëngulin se pas Superkupës së Italisë, do të zyrtarizohet një propozim në drejtim të Interit, duke qenë se është një marrëveshje që po flitet për në afatin kalimtar të janarit. Me Calhanoglu që ka zëvendësuar kroatin gjatë dëmtimit dhe investimin e Asllanit i cili në planin afatgjatë do të kërkojë gjithnjë e më shumë hapësirë, Barça dëshiron të shfrytëzojë një mungesë që mund të lindë në qershor për sa i përket përbërjes së skuadrës së Simone Inzaghit.
Në nivel ekonomik, situata e të dyve është e ngjashme. Kessie u mor pa asnjë kosto ndërsa Interi tani ka amortizuar koston e transferimit të Brozovic. I pari fiton 6.5 milionë neto plus bonuse, i dyti 6.5 milionë neto duke përfshirë bonuset dhe të dyja do të skadojnë në vitin 2026. Kjo është arsyeja pse “Nerazzurrët” nuk do të pranonin një shkëmbim të barabartë.
Me pak fjalë, intriga është e vështirë të zgjidhet, të paktën menjëherë. Dhe fjalët e Marotta-s duket se e vërtetojnë atë.