UBT News

Marca: Spanja njeh Kosovën

Në ditën e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, përveç mediave tona, edhe shumë gazeta të njohura spanjolle janë duke e përfolur këtë përballje.

“Data 31 mars 2021 do të jetë e madhe edhe për Spanjën”, shkruan në gazetën e njohur spanjolle “Marca”.

Titulli i lajmit ka bërë bujë të madhe, ku “Marca” e ka vendosur “Spanja pranon sot Kosovën” në krye të lajmit.

“Futbolli është aq i madh, sa që FIFA ka regjistruar 211 kombe, ndërsa Kombet e Bashkuara 193 shtete. E për shkak të kësaj, Spanja luan lojë historike sot, ndaj një kundërshtari të pa-pranuar nga Qeveria”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.

“Sonte në La Cartuja, ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, që ndodhin zakonisht nëpër duele mes të gjitha shteteve”, shkruante në lajmin e gazetës “Marca”.

Spanja pret sot në shtëpi Kombëtaren e Kosovës, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”, ku me fillim nga ora 20:45 të dy kombëtaret zbarkojnë në stadiumin “La Cartuja”. 

Exit mobile version