UBT News

​Mancini konfirmon se mund të vazhdojë të jetë trajner i Italisë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini thotë se ai dhe presidenti i Federatës së Italisë, Gabriele Gravina ndajnë të njëjtat ide sa i përket të ardhmes duke lënë kështu hapur mundësinë që ai të vazhdojë të jetë edhe më tutje trajner i Italisë.

Mancini foli për mediat përpara ndeshjes së nesërme kundër Turqisë derisa mediat në Itali raportuan mëngjesin e sotëm se trajneri kishte vendosur të qëndronte në krye të kombëtares dhe Mancini duket se e konfirmoi këtë gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Ne kemi folur këto ditë. Mendoj se kemi të njëjtat ide për gjithçka. Do të flasim sërish në ditët në vijim. Tani le të përqendrohemi te loja, pastaj do të shohim se çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen. Është e gjitha kjo”, tha ai.

Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen e play-off-it dhe kështu nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Exit mobile version