UBT News

​Manchester United shkatërron Southamptonin, barazohet me Cityn në kreun e tabelës

Manchester United e ka siguruar një fitore bindëse në xhiron e 22 në Premier Ligë duke e shkatërruar Southamptonin me rezultat 9-0.

Ndeshja për Southamptonin nisi në mënyrën më të keqe të mundshme kur pas vetëm dy minuta lojë në “Old Trafford” nga loja përjashtohet Jankewitz pas ndërhyrjes së ashpër në McTominay.

Nga ky moment e tutje filloi spektakli i golave për “Djajtë e Kuq”.

I pari që realizoi ishte mbrojtësi i krahut Wan-Bissaka në minutën e 18’, pas tij realizoi Marcus Rashford në minutën e 28’, pastaj erdhi autogoli i Bednarek në minutën e 34, ndërsa Edinson Cavani e vendosi rezultatin e pjesës së parë 4-0 në minutën e 39’.

Në pjesën e dytë realizuan edhe Anthony Martial (dy gola), McTominay dhe Bruno Fernandes nga penalltia dhe James, ndërsa nga loja u përjashtua edhe Bednarek i Southamptonit në minutën e 87’.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë, por që skuadra e Pep Guardiolas i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Exit mobile version