Manchester United ka njoftuar anëtarësimin e Bordit të ri Këshillues të Tifozëve, i cili është krijuar për të forcuar dialogun mes klubit dhe tifozëve dhe për të rritur kontributin e tifozëve në vendimmarrje.
Shtatë përfaqësues të tifozëve me prejardhje të dryshme janë emëruar në këtë bord për të vepruar mbi baza vullnetare për të dhënë këshilla për drejtuesit e klubit dhe për të krijuar një kanal të ri për konsultim me tifozët.
Bordi do të bashkëkryesohet nga Christopher Saad, një avokat me përvojë dhe tifoz i përjetshëm i Manchester United, dhe Richard Arnold, drejtori menaxhues i këti bordi.
Saad ishte zgjedhja unanime si bashkëkryetar pas një procesi të gjerë kërkimi. Paneli përzgjedhës përfshinte drejtues të klubeve, përfaqësues të Forumit të Tifozëve, organin ekzistues përfaqësues të tifozëve të klubit dhe Trustin e pavarur të Mbështetjeve të Manchester United (MUST).