UBT News

​Manchester United dhe Liverpooli të interesuar në Madueken

Dy gjigantët e Premier Ligës angleze janë duke e monitoruar situatën e yllit të PSV. Liverpooli dhe Manchester United kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e Noni Madueke, raporton “Daily Mail”.

Po ashtu, edhe skuadra e Tottenham ka shprehur interesim në 19-vjeçarin, vlera e të cilit në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë rreth 38 milionë euro.

Madueke është duke kaluar momente fantastike të karrierës, ku që nga fillimi i sezonit të ri 2021/22, në nëntë ndeshje për skuadrën e PSV ka regjistruar gjashtë gola.

Exit mobile version