Si duket telenovela mes “Djajve të Kuq” dhe Sanchos pritet të përfundojë këtë verë.
Gjiganti i Premier Ligës angleze, Manchester United ka arritur marrëveshje personale me kampin e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Spekulohet se “Djajtë e Kuq”, i kanë ofruar yllit anglez një marrëveshje që do ta shihte atë të qëndrojë deri në vitin 2026 në “Old Trafford”, dhe Sancho e ka pranuar menjëherë pa krijuar ndonjë problem.
Tani pritet që të fillojnë bisedimet me Borussia Dortmundin, ku kjo e fundit e ka bërë të ditur që nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ofrohet dëmshpërblim prej 95 milionë eurosh.