Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës së Kosovës ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e parë të këtij edicioni garues.
Pas 45 minutave të para në “Liman Gegaj”, skuadra kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë kur pas një gabimit të portierit të Ballkanit, Stivi Frashërit, ishte mesfushori Agon Xhaka ai që shënoi për 1-0.
Por, një minut para mbylljes së pjesës së parë, Ermal Krasniqi riktheu baraspeshën duke shënuar për 1-1 pas asistimit nga Armend Thaçi.