Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka filluar garën e Grand Slam-it në mënyrë fantastike.
Fituesja e medaljes së artë olimpike e mposhti në raundin e parë gjermanen Annika Wurfel me IPPON, vetëm për të kaluar në gjysmëfinale.
Kampionia kosovare do ta mësojë kundërshtaren e radhës, pasi që të përfundojë ballafaqimi mes xhudisteve Joana – Kuznetsova.