Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale nga anglezja Chelsie Giles.
Tani kampionia olimpike do të garojë për vendin e tretë ose për medaljen e bronztë të turneut të “Grand Slam”, që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.
Kelmendi hap garën me fitore kundër gjermanes Annika Wurfel, për të vazhduar me fitore në çerekfinale kundër ruses Alesya Kuznetsova me Ippon.
Në garë për medaljen e bronztë, Majlinda do të përballet me përfaqësuesen belge, Charline Van Snick.