UBT News

​Lukaku frikëson Chelsean: Duhet t’i nënshtrohem një skanimi

Romelu Lukaku e ka frikësuar Chelsean duke pranuar se ai do t’i nënshtrohet një skanimi për një “problem të vogël” para se të kthehet në “Stamford Bridge” nga detyra ndërkombëtare.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili u kthye në Londër në një marrëveshje prej 115 milionë eurosh gjatë afatit kalimtar të verës, ka qenë me Belgjikën në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Ai bëri paraqitjen e 100-të për vendin e tij kundër Republikës Çeke të dielën ku u ndëshkuar me karton të verdhë dhe kjo do të thotë se ai do të pezullohet për ndeshjen me Bjellorusinë të mërkurën.

Me përfundimin e pushimit të tij ndërkombëtar, Lukaku ka zbuluar se do të kthehet në Angli, por vetëm pasi t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore. Ai tha për HLN pasi shënoi një shekull paraqitje për vendin e tij me golin e tij të 67-të për Belgjikën: “Së pari do të bëjë një skanim të kofshës sime. Unë jam duke luftuar me një problem të vogël për një kohë të gjatë. Pastaj do të kthehem në Chelsea”.

Exit mobile version