UBT News

​Luis Enrique nuk e zbulon portierin që do të jetë në portë edhe për ndeshjen me Kosovën

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se ai tashmë ka vendosur se kush do të jetë portieri i ekipit kombëtar për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

“La Roja” po përgatitet për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës këtë muaj.

Portieri i Brightonit Robert Sánchez ishte një përfshirje e papritur në skuadër së bashku me portierin e Athletic Club Bilbaos, Unai Simon dhe portierin e Manchester United David De Gea.

Kepa Arrizabalaga duket se ka humbur teren në ekipin kombëtar të Spanjës ashtu sikur edhe te Chelsea, ndërsa edhe De Gea nuk është në formën e tij më të mirë aktualisht.

“Portieri është vendosur, por unë nuk do ta them atë.”, u tha gazetarëve Luis Enrique të mërkurën.

Exit mobile version