UBT News

​Lufta për titull në Superligën e Shqipërisë, Laci kërcënon kryesuesit me formën e jashtëzakonshme

Vllaznia vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare të Superligës së Shqipërisë në futboll edhe pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.

Megjithatë forma jo e qëndrueshme e saj ku në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe një humbje e tri barazime ka bërë që ndjekësit e saj të ofrohen dhe ta bëjnë luftën për titull shumë interesante.

Janë Partizani, Teuta dhe Laci që janë ofruar në vetëm katër përkatësisht pesë pikë afër kreut të tabelës.

Vllaznia pas 20 ndeshjeve kryeson tabelën me 41 pikë, e ndjekur nga Partizani me 37 si dhe Teuta e Laci me nga 36 pikë.

Laci është skuadra me formën më të mirë momentale në futbollin elitar shqiptar me pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit. E në xhiron e ardhshme, Laci do të ballafaqohet me Partizanin e vendit të dytë dhe në rast fitoreje do të bëhej skuadra e parë ndjekëse e Vllaznisë. 

Exit mobile version