UBT News

​Luajtën në “Fadil Vokri”, Greqia i shkruan letër FFK-së

Federata e Futbollit e Greqisë nëpërmjet një shkrese drejtuar presidentit Agim Ademi ka falënderuar edhe një herë për mikpritjen që FFK i bëri Kombëtares së Greqisë në Kosovë.

“Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qëndrimit të Kombëtares sonë në Kosovë”, thuhet fillimisht në letrën e Federatës së Greqisë.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim të njëjtën mirësjellje për vendet tona dhe ne dëshirojmë të rikonfirmojmë se Federata e Futbollit e Greqisë është gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo bashkëpunim midis Federatave tona, për zhvillimin e lojës sonë të dashur”, thuhet më tutje në shkresën e federatës greke.

Mbrëmë Kosova barazoi me Greqinë (1:1) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo ishte përballja e tretë e Kosovës me Kombëtaren helen që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA. Më parë Dardanët janë ballafaquar me grekët edhe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Exit mobile version