UBT News

​Llapi kërkon ndihmën e FFK-së për sanimin e dëmeve në stadium, 10 mijë euro dëmi i shkaktuar

Klubi i Futbollit Llapi ka dalë sot me një komunikatë për media ku ka folur për incidentin e ndodhur të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku pas ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Ballkanit të cilën e fituan vendasit me rezultat 3-2, tifozeritë e të dy skuadrave u përleshën dhe si pasojë edhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Klubi llapjan ka dënuar rëndë dhunën e përdorur nga tifozët e Ballkanit duke kërkuar dënimin maksimal ndaj personave përgjegjës, por gjithashtu ka potencuar se kjo njgarje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes drejtuesve të dy klubeve.

Ata gjithashtu kanë kërkuar mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës për të sanuar dëmet e shkaktuara, për të cilat thonë se kapin vlerën e 10 mijë eurove.

Exit mobile version