Dy ndeshje të tjera interesante do të zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për fazën 1/16 të këtij kompeticioni.
Chelsea e pret në “Stamford Bridge” skuadrën franceze, Lille, pjesë e të cilës është edhe anësori kosovar, Edon Zhegrova, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri i Lille.
Derisa vizitorët janë të kompletuar për këtë ballafaqim, te “Blutë” e Londrës mungojnë emra si Chilëell, Odoi dhe James e po ashtu janë në dyshim edhe Azpilicueta për shkak të një problemi muskulor dhe Mason Mount po ashtu.
Sfida tjetër do të zhvillohet në stadiumin “La Ceramica” aty ku Villarreali e pret Juventusin për të zhvilluar sfidën e parë ndërmjet tyre.
Ka shumë mungesa në radhët ë skuadrës së Maximiliano Allegri si Rugani, Dybala, Chisa e Chiellini. Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.