UBT News

​Liverpooli e konfirmon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Anfield”

Stadiumi “Anfield Road” do të zgjerohet që të përfshijë edhe 7.000 ulëse të reja, kështu duke e rritur kapacitetin e përgjithshëm deri në 61.000 ulëse.

Këshilli i qytetit të Liverpoolit dha “dritën e gjelbër” në qershor që “Anfield Road” të fillojë punimet, dhe sot “Të Kuqtë” e konfirmuan që zgjerimi do të fillojë zyrtarisht me një ceremoni në javën e ardhshme.

Punimet parashihen të përfundojnë para fillimit të sezonit 2023/24, pavarësisht se stadiumi do të vazhdojë të jetë në përdorim për ndeshjet e ardhshme.

Po ashtu, Liverpoolit i është dhënë e drejta që të mbajë deri në gjashtë koncerte dhe ngjarje të rëndësishme në stadiumi përgjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Exit mobile version