UBT News

​Liverpooli bën ofertën e dytë për Lavian

Liverpooli nuk po heq dorë nga transferimi i Romeo Lavias, dhe gjiganti anglez ka bërë sot ofertën e dytë drejt Southamptonit për yllin belg, bën të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Siç pritej, Liverpooli ka bërë ofertën e re për Romeo Lavian, ku i ka ofruar Southamptonit afro 49 milionë euro.

Ende nuk ka marrëveshje me Southamptonin, ku ky i fundit pritet që ta refuzojë menjëherë këtë ofertë, pasi po kërkon 58 milionë euro.

Bisedimet do të vazhdojnë, ku klubet do të jenë në kontakt pasi që Lavia dëshiron të transferohet te Liverpooli. 

Exit mobile version