UBT News

​Liverpool konfirmon lëndimin e Jordan Henderson

Gjiganti anglez Liverpool ka konfirmuar që kapiteni Jordan Henderson ka pësuar një lëndim në nyje të këmbës, ku edhe iu desh të operohet dhe do të mungojë deri në pesë javë në fushat e blerta.

Anglezi pësoi lëndim në derbin kundër Everton, ku gjatë pjesës së parë u zëvendësua nga mbrojtësi Nathaniel Philipps.

“Liverpool mund të konfirmojë që Jordan Henderson i është nënshtruar operimit për lëndimin që e pësoi gjatë vikendit në derbin e Merseyside kundër Everton”, shkruante në një komunikatë zyrtare nga vetë faqja e Liverpoolit.

Henderson i shtohet listës së lënduarve tek Klopp, kështu duke iu bashkuar lojtarëve si Virgil Van Dijk, Joe Gomez, e Joel Matip.

Exit mobile version