UBT News

​Liverpool kërkon “remontada” kundër Realit

Liverpooli do të shpresoj të ketë përsëri një nga ato netët magjike në stadiumin “Anfield Road”, ku e presin në shtëpi Real Madridin, në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Galaktikët” udhëtojnë drejt Merseyside, ku mbajnë një rezultat prej 3:1 nga ndeshja e parë në Madrid, me dy gola të Vinicius Junior dhe një të Marcos Asensio, për t’ia siguruar fitoren Realit në ndeshjen e parë.

Të dy skuadrat rikthehen në këtë ndeshje nga fitoret në ligat e tyre përkatëse, ku Liverpooli mposhti si vendas 2:1 skuadrën e Aston Villës, kurse Reali siguroi fitore tejet të rëndësishme në “El Clasico” duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Reali i ka të gjitha fitore kurse Liverpooli ka regjistruar katër fitore dhe dy humbje.

Të dy trajnerët kanë probleme me lëndime të lojtarëve, dhe në këtë ndeshje do të hynë me mungesa të mëdha.

Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Van Dijk, Matip, Henderson dhe Gomez, kurse në dyshim për tu paraqitur janë Jones, Kelleher dhe Origi.

Në anën tjetër, tek skuadra e Zinedine Zidane nuk do të mund të paraqiten Carvajal, Hazard, Vazquez, Ramos dhe Varane.

Exit mobile version