UBT News

​Liverpool-Chelsea, derbi mes dy trajnerëve gjerman Klopp e Tuchel

Një ndër derbit më atraktiv të Premier Ligës Angleze do të zhvillohet sot në “Anfield Road”, ku kampioni Liverpool pret në shtëpi skuadrën londineze Chelsean.

Mysafirët qëndrojnë një pozitë më lart se vendasit, ku të dy skuadrat i ndajnë vetëm një pikë mes vete, dhe një fitore e mundshme nga Liverpooli ose Chelsea, do t’i ngritë në pozitën e katërt, pasi që skuadra e West Ham nuk do të zhvillojë ndeshje këtë xhiro.

Liverpooli në katër ndeshjet e fundit si vendas ka katër humbje radhazi, seria më e dobët e rezultateve që nga viti 1923, dhe gjithashtu aq humbje sa ka në 100 ndeshjet e para nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Një humbje sot kundër Chelseat, do të ishte e pesta radhazi në Anfield, kjo gjë që do të ndodhte për herë të parë në histori të klubit.

Në anën tjetër, që nga zëvendësimi i Frank Lampard me Thomas Tuchel, Chelsea është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë, ku nën urdhrat e gjermanit, në nëntë ndeshje të zhvilluara nuk dinë për humbje, pasi që kanë gjashtë fitore dhe tre barazime.

Klopp për këtë ndeshje nuk mund të llogaritë në shërbimet e Jordan Henderson, Joe Gomez, Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Caoimhin Kelleher, ku të gjithë janë të lënduar.

Tek skuadra e Chelseat, Tuchel nuk do të ketë probleme me lëndime, ku në dyshim për paraqitje janë vetëm Thiago Silva dhe Tammy Abraham.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Fabinho, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Mane

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Werner

21:15 Liverpool (6) – Chelsea (5) (Stadiumi Anfield Road)

Exit mobile version