UBT News

​Liverpool-Ajax, formacionet e mundshme

Liverpooli do të kërkojë të këndellet në Ligën e Kampionëve pas humbjes turpëruese kundër Napolit në ndeshjen e parë të Grupit A ku pësoi disfatë me rezultat 4-1.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk mund të llogorisë në hiç më pak se shtatë lojtarë, duke përfshirë emra si Henderson, Keita, Chamberlain e Robertson, ndërsa te Ajaxi mungon vetëm Wijndel.

Grupi A kryesohet nga Ajaxi me tre pikë, aq sa ka edhe Napoli i i dytë, kurse Liverpooli dhe Rangers janë ende pa pikë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në “Anfield Raoad”.

Më poshtë janë formacionet e mundshme për ndeshjen e sotme:

Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Tsimikas; Elliott, Fabinho, Thiago; Salah, Nunez, Diaz

Ajax: (4-3-3): Pasveer; Rensch, Timber, Bassey, Blind; Berghuis, Alvarez, Taylor; Tadic, Kudus, Bergwijn

Exit mobile version