Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është liruar nga mbajtja. Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Të mërkurën u raportua se Ademi ka pasur një përleshje fizike me Artan Govorin, punëtor brenda federatës dhe ky i fundit e ka raportuar rastin në polici.
Disa orë më vonë Ademi ishte ftuar nga Policia e Kosovës në intervistë për rastin në fjalë, dhe tani ai është liruar në procedurë të rregull, por sipas prokurorisë rasti do të vazhdojë të hetohet.
“I njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti do të hetohet në vazhdim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.