UBT News

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Gara më prestigjioze në botë, e njohur ndryshe edhe si Liga e Kampionëve, vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të 1/16-ës, ose fazës së eliminatorëve.

Mbrëmë kishim rezultate interesante, ku Chelsea arriti si mysafirë t’i shkaktojë humbje gjigantit spanjoll, Atletico Madrid, dhe Bayerni e deklasoi Lazion në Itali me rezultat 1:4.

Në ndeshjet e sotme, Atalanta pret në shtëpi Real Madridin dhe Manchester City zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Borussia Monchengladbach.

Po ashtu, këto do të jenë ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, ku në xhiron e radhës do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, për të kompletuar fazën e eliminatorëve.

Exit mobile version