UBT News

​Liga e Kampionëve rikthehet nesër me sfida të jashtëzakonshme

Nesër do të rikthehen ndeshjet e garës më të madhe evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të sjellin përballje spektakolare pas shortit te tërhequr në Stamboll të Turqisë.

Të martën do të zhvillohen ndeshje e para të grupeve E,F,G dhe H, ku sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, aty ku do të ballafaqohen Paris-Saint-Germain dhe Juventusi.

Sfidë tjetër interesante do të jetë ajo ndërmjet Sevillës dhe Manchester Cityt, ashtu sikur ajo ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Chelseat, kurse kampioni italian Milani do të ballafaqohet me Salsburgun në udhëtim.

Dy ndeshjet e para zhvillohen nga ora 18:45:

Dinamo Zagreb-Chelsea

Dortmund-Copenhagen

Kurse nga ora 21:00 zhvillohen këto përballje:

Benfica-Maccabi Haifa

Celtic-Real Madrid

PSG-Juventus

RB Leipzig-Shakhtar Donetsk

Salsburg-Milan

Sevilla-Manchester City

Exit mobile version