UBT News

​Liga e Kampionëve rikthehet me dy super ndeshje

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së çerekfinales.

Me fillim nga ora 21:00 do të mund të ndiqni dy derbi, ku Manchester City pret në shtëpi skuadrën gjermane të Borussia Dortmundit, dhe kampioni i Anglisë Liverpooli do të zhvillojë ndeshje si mysafir kundër gjigantit spanjoll Real Madrid.

Për të kaluar në çerekfinale, Manchester City në ndeshjen e fundit e mposhti Borussia Monchengladbachun, kurse Dortmundi pas një drame në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” arriti të diskualifikoj skuadrën spanjolle Sevilla.

Në anën tjetër, Liverpooli me lehtësi kaloi në çerekfinale duke e eliminuar RB Leipzigun në dy ndeshje, kurse Real Madridi me vështirësi mposhti skuadrën italiane Atalantan.

Exit mobile version