UBT News

​Liga e Evropës vjen sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale

E marta dhe e mërkura ishin të rezervuara për dy ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve, të vlefshme për fazën gjysmëfinale të saj ku u ballafaquan Real Madridi me Manchester Cityn dhe Milanit me Interin.

Ndërsa sot, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, Liga e Evropës vjen me dy ndeshjet e para gjysmëfinale.

Roma Bayer Leverkusen dhe Juventus-Sevilla janë duelet që zhvillohen sonte me fillim nga ora 21:00 dhe synojnë të bëjnë hapin e parë drejt finales së madhe të këtij kompeticioni.

Exit mobile version