UBT News

​Liga e Evropës, vetëm një ndeshje në programin e sotëm

Krahas Ligës së Kampionëve, sot do të fillojë edhe edicioni i ri 2021/22 në Ligën e Evropës.

Në kuadër të programit të sotëm të ndeshjeve në fazën e grupeve do të zhvillohet vetëm një përballje, ajo mes Spartak Moscow dhe Legia Warszawa.

Ndeshja mes Spartak Moscow dhe Legia Warszava i takon Grupit C të Ligës së Evropës, ku në të njëjtin grup gjenden Leicester City dhe skuadra italiane Napoli.

Të dyja këto skuadra janë përballur katër herë mes vete, ku Spartak Moscow ka regjistruar dy fitore, krahas një të Legia Warszawas, kurse një herë janë ndarë me barazim.

Grupi C

16:30 Spartak Moscow – Legia Warszawa (Stadiumi Otkrytiye Arena)

Exit mobile version