UBT News

​Leonardo i PSG-së: Po presim lajme të mira së shpejti

Paris Saint – Germain shpreson që do të arrijë marrëveshje për zgjatjen e kontratave me dyshen Kylian Mbappe dhe Neymar.

Braziliani e kishte shprehur hapur dëshirën e tij për të qëndruar në Ligue 1 në muajin janar. Ai ishte lidhur me një rikthim te Barcelona gjatë verës së kaluar, por asgjë nuk u konkretizua dhe para pak muajsh ai tha se ka ndryshuar mendje dhe se e dëshiron qëndrimin në PSG.

“Jam i lumtur që po flasim rreth kontratave të tyre. Së shpejti po presim lajme të mira që do të na bënin të gjithëve të lumtur por le të presim dhe të shohim”, deklaroi Leonardo pas fitores ndaj Bayernit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha italiane duke përfshirë Real Madridin dhe Chelsean.

Exit mobile version