UBT News

​Leipzig kërkon të mbajë hapin me Bayernin, sot luan kundër Hoffenheim

Bundesliga gjermane rikthehet sot me një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 29-të, ku RB Leipzig pret në “Red Bull Arena” skuadrën e Hoffenheim.

Leipzigu do të synojë që të mbajë hapin në tabelë me liderin Bayernin, ku pas 28 ndeshjeve gjenden në pozitën e dytë, me gjithsej 60 pikë, pesë sosh më pak se Bayerni.

Ndërkaq, Hoffenheim pas 28 xhirosh zë vendin e 12 në tabelë, me tetë fitore, shtatë barazime dhe 13 humbje, duke kështu arkëtuar 31 pikë.

Të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa, ku tek Leipzigu nuk do të paraqiten Hwang Hee-Chan, Kluivert dhe Laimer.

Në anën tjetër tek Hoffenheim lista e mungesave është e gjatë, dhe në këtë ndeshje do të mungojnë Adamyan, Akpoguma, Bicakcic, Gacinovic, Geiger, Hubner, Stafylidis dhe Vogt.

Exit mobile version